• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sara Mila në SPAK, Beci në Top Story: Pas dy javësh mund të paraqitet me avokat, ja sa është dënimi për krimet zgjedhore

by Bota Bota
November 11, 2026
in Aktualitet
Sara Mila në SPAK, Beci në Top Story: Pas dy javësh mund të paraqitet me avokat, ja sa është dënimi për krimet zgjedhore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, komentoi dosjen që lidhet me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e çështjes dhe zhvillimet e mundshme të hetimit.

Beci u shpreh se mund të ketë edhe kallëzime të tjera nga qytetarë që mund të jenë ndier të përfshirë në skema të blerjes së votës gjatë fushatës zgjedhore. Ish-prokurori ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi faktin se përse një person që mund të jetë nën dyshime ka zgjedhur të paraqitet vetëm në Prokurorinë e Posaçme.

“Kjo është një ngjarje e parë. Këto që përfundojnë me masa sigurie, kështu fillojnë. Fillimisht dalin me deklarata pasi dalin nga SPAK, dhe më pas përfundojnë në gjyq. Sot mund të shkosh të bësh deklarime, por nëse i bën në gjendje të lirë, pas dy javësh je i detyruar të marrësh avokatin”, u shpreh Beci.

Ai theksoi se dyshimet janë ngritur edhe nga publiku dhe opozita, duke u ndalur te numri i votave të marra nga një person jo shumë i njohur në politikë.

“Si mundet një person anonim të marrë aq shumë vota? Është dyshimi i parë që krijohet. Po të ishte për dikë tjetër të njohur, nuk do të dyshonim. Është një person i panjohur politik dhe prandaj krijohet dyshimi se është futur një element tjetër i paligjshëm”, tha ai.

Në lidhje me mundësinë e vendosjes së masave të sigurisë nga Prokuroria e Posaçme, Beci u shpreh skeptik, duke iu referuar edhe historikut të institucionit dhe dënimit të parashikuar për veprën penale.

“Duke pasur në konsideratë edhe historikun e Prokurorisë së Posaçme, a do të kemi masa sigurie? Besoj se jo, sepse dënimi është deri në 5 vjet”, përfundoi ish-prokurori.

Tags: Eugen BiciSara Mila
Previous Post

“Berisha nuk ka besueshmëri në publik”, gazetari Zonja: Nuk është strategji opozitare të botosh vëllimin e 7 të “librit të zi” të vjedhjes së zgjedhjeve

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Sara Mila në SPAK, Beci në Top Story: Pas dy javësh mund të paraqitet me avokat, ja sa është dënimi për krimet zgjedhore

Sara Mila në SPAK, Beci në Top Story: Pas dy javësh mund të paraqitet me avokat, ja sa është dënimi për krimet zgjedhore

November 11, 2026
“Berisha nuk ka besueshmëri në publik”, gazetari Zonja: Nuk është strategji opozitare të botosh vëllimin e 7 të “librit të zi” të vjedhjes së zgjedhjeve

“Berisha nuk ka besueshmëri në publik”, gazetari Zonja: Nuk është strategji opozitare të botosh vëllimin e 7 të “librit të zi” të vjedhjes së zgjedhjeve

November 11, 2026
Denoncimi në “Tak Fak”/ Akuzat ndaj Sabri Tares për zaptim tokash, edhe kushëriri e akuzon: Nuk ngopet, vetëm grabit

Denoncimi në “Tak Fak”/ Akuzat ndaj Sabri Tares për zaptim tokash, edhe kushëriri e akuzon: Nuk ngopet, vetëm grabit

November 11, 2026
VIDEO/ Policia gjobit protestuesin në Tiranë edhe pse tubimi ishte i qetë

VIDEO/ Policia gjobit protestuesin në Tiranë edhe pse tubimi ishte i qetë

November 11, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, 28-vjeçari kryen operacionin e dytë: Beteja vazhdon

U plagos në sy gjatë protestës, 28-vjeçari kryen operacionin e dytë: Beteja vazhdon

November 11, 2026
NATO i kthen shpinën samitit në Tiranë? Shqipëria propozon edhe zhvillimin virtual

NATO i kthen shpinën samitit në Tiranë? Shqipëria propozon edhe zhvillimin virtual

November 11, 2026
“Telefoni po u merr fëmijëve fëmijërinë”/ Etleva Merko ngre alarmin: Sporti duhet të rikthehet në qendër të jetës së tyre

“Telefoni po u merr fëmijëve fëmijërinë”/ Etleva Merko ngre alarmin: Sporti duhet të rikthehet në qendër të jetës së tyre

November 11, 2026
Sulmet e Ballës ndaj eurodeputetit Gahler, Bardhi: Askush nuk mund të intimidojë përfaqësuesit europianë

Sulmet e Ballës ndaj eurodeputetit Gahler, Bardhi: Askush nuk mund të intimidojë përfaqësuesit europianë

November 11, 2026
Hasimja nga protesta: Nuk ka rëndësi numri i pjesmarrësve, pakënaqësia është te çdo shtresë!

Hasimja nga protesta: Nuk ka rëndësi numri i pjesmarrësve, pakënaqësia është te çdo shtresë!

November 11, 2026
Pas tubimit te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tubimit te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

November 11, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL