Zbardhen prapaskenat e votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që shpëtuan nga shkarkimi Shefin e Pentagonit, Pete Hegseth. Nisma e republikanit Thomas Massie u hodh poshtë pikërisht nga demokratët. Ishin 11 deputetë demokratë që munguan në votim, gjë që solli debate të forta në sallë dhe më pas, edhe rrëzimin e kërkesës për nisjen e procedurës së shkarkimit ndaj sekretarit të luftës, republikanit Hegseth. Nisma mori 204 vota pro, ndërsa 211 deputetë votuan kundër.