Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet kanabis në një makinë pranë kufirit shqiptaro-grek


Rret 19 kilogramë kanabis janë sekuestruar pasi u zbuluan në një automjet që drejtohej nga një çift pranë kufirit shqiptar, në veriperëndim të Greqisë, njoftoi policia të mërkurën, shkruan Ekathimerini.

Automjeti u ndalua të martën vonë pranë qytetit të Kastorias, në afërsi të liqenit, dhe gjatë kontrollit u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin lëndën narkotike, sipas një deklarate të policisë.

Dy personat që ndodheshin në automjet u arrestuan nën dyshimin për trafik droge. Ata u identifikuan si një grua 34-vjeçare greke dhe një burrë 38-vjeçar me shtetësi të huaj.

Policia nuk bëri të ditur se nga vinte droga, por Shqipëria ka qenë prej kohësh një burim i rëndësishëm i kanabisit të kultivuar në mënyrë të paligjshme.

Automjeti u sekuestrua.