Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Energji Lajmet Kryesore Nga Vendi

Komuniteti i Energjisë: Modeli i Elbasanit për investimet e gjelbra mund të shtrihet në mbarë vendin

Share Share Icon

Projekti pilot i Elbasanit për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në ish-zonat industriale metalurgjike pritet të shërbejë si bazë për një model të ri të planifikimit dhe dhënies së lejeve për investimet energjetike, që mund të shtrihet më pas në nivel kombëtar.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në një njoftim të publikuar këtë javë prezantoi një raport mbi përshpejtimin e investimeve në energjinë e rinovueshme, ku Elbasani vlerësohet si një nga dy projektet pilot me përparësinë më të lartë.

Kujtojmë që në gusht të këtij viti u njoftua përzgjedhja e Elbasanit dhe Manastirit në Maqedoninë e Veriut si dy projekte pilot për krijimin e zonave të përshpejtimit të energjisë së rinovueshme. Raporti i i prezantuar nga Sekretariati, jep hollësi të mëtejshme pikërisht për këto projekte, mbi vlerësimin e tyre dhe mënyrën se si përvoja e tyre synohet të shtrihet në nivel kombëtar.

“Kjo konfirmohet nga fakti se dy projektet pilot me përparësinë më të lartë që mbështeten aktualisht nga Qendra përfshijnë bashkitë, përkatësisht Manastirin në Maqedoninë e Veriut dhe Elbasanin në Shqipëri”, thuhet në dokument.

Sekretariati, në bashkëpunim me Open Society Foundations Western Balkans, po ofron asistencë teknike për të dyja bashkitë, me fokus në ish-zonat e minierave të qymyrit në Manastir dhe të industrisë metalurgjike në Elbasan.

“Këto projekte demonstrojnë realizueshmërinë dhe përfitimet e zbatimit të hershëm, në lidhje me potencialin strategjik të zonave të përshpejtimit të energjisë së rinovueshme për dekarbonizimin, tranzicionin e drejtë dhe politikën industriale të gjelbër”, vlerëson raporti.

Sipas Sekretariatit, projektet pilot në nivel bashkie do të shërbejnë për identifikimin e zonave të përshtatshme për investime, duke marrë parasysh kufizimet mjedisore, përdorimin e tokës dhe mundësitë e lidhjes me rrjetin elektrik.

“Me kalimin e kohës, projektet pilot bashkiake pritet të pasqyrohen fillimisht në planifikimin territorial vendor dhe rajonal. Në fund, ato duhet të zgjerohen në nivel kombëtar dhe të kontribuojnë në hartëzimin e koordinuar të territorit në nivel kombëtar, si edhe në zgjidhjet e qeverisjes të nevojshme për zbatimin e RED III”, thuhet në dokument.

Udhërrëfyesi i paraqitur në raport parashikon fillimisht identifikimin dhe vlerësimin e të dhënave për zonat me konflikte të kufizuara mjedisore, proces që është në zhvillim. Në fazat e mëtejshme përfshihen hartëzimi i infrastrukturës, konsultimet publike, përcaktimi i zonave të përshpejtimit dhe përfshirja e tyre në planet territoriale.

Reforma e procedurave të lejeve, integrimi në planifikimin kombëtar dhe zgjerimi i modelit drejt bashkive të tjera parashikohen në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Raporti ndalet edhe te detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të Agjendës së Reformave të Bashkimit Europian.

“Në Shqipëri, Agjenda e Reformave kërkonte ndryshime në rregulloret në fuqi për dhënien e lejeve, për të thjeshtuar procedurat e lejeve për energjinë e rinovueshme (për familjet dhe instalimet e mëdha) deri në qershor 2025”, thuhet në raport.

Shqipëria ka objektivin më të lartë në Ballkanin Perëndimor për pjesën e energjisë së rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto, prej 52% deri në vitin 2030. Sipas të dhënave të cituara nga Sekretariati, gjashtë ekonomitë e rajonit kanë së bashku 23 GW kapacitete të mundshme nga projektet e mëdha diellore dhe të erës, ndërsa kapacitetet e instaluara aktualisht arrijnë në rreth 1.5 GW./ N.Maho

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Mbështetje për biznesin në përafrimin me standardet europiane

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të...

10 hours më parë 4 Min Lexim

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej...

14 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!