Me afro 20 mijë tifozë në krah, Shqipëria zbret në “Air Albania” përballë Finlandës me stofin e një ekipi favorit, por e kaluara vërteton të kundërtën, Finlanda nuk ka qenë kurrë një rival i lehtë për kuqezinjtë. Jo vetëm disfata në sfidën e fundit 2-1 më 3 tetor, e vlefshme për grupin C1, por në tetë përballje në total, statistikat nuk anojnë në favor të kuqezinjtë.
Në tetë përballje kokë më kokë, Finlanda ka fituar 5 takime, në dy raste ka triumfuar ekipi ynë përfaqësues, ndërsa vetëm një sfidë është mbyllur në barazim 1-1. Finlanda ka shënuar 10 gola në total, ndërsa Shqipëria 7-të.

Suksesi i fundit i Shqipërisë daton më 3 shtator 1980, një tabu që zgjat prej më shumë se 40 vitesh dhe që të besuarit e Maran shpresojnë ta thyejnë sot në mbrëmje. Besojnë te Shqipëria dhe kompanitë e basteve pasi një sukses i mundshëm i kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 2,30.
