Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryeministri Rama: Protesta nuk ka më “Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

    Zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kryeministri Rama: Protesta nuk ka më “Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
    Kryesore

    Kryeministri Rama: Protesta nuk ka më “Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

    November 12, 2026

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mban një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve europiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.

    Fokusi i takimit është rrugëtimi europian i Shqipërisë, nën temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”.

    Rama: “Ajo që më shqetëson është si të bëj më të mirën për vendin tim, si të sjell investime dhe çdo zhvillim të mbështetet në parimet dhe kuftijtë ligjorë që duhet t’i përmbushin. Kur vjen fjala të gjykosh njerëzit kush i ndershëm e kush i korruptuar, nuk përcaktohet nga sheshi publik, por nga gjykata. Unë jam më i gjatë se Trump, por SHBA është shumë më e madhe se Shqipëria. Fakti që jam i gjatë nuk më bën t’i shoh njerëzit nga lart. Çdo gjë duhet bazuar te merita dhe te faktet. Jetojmë në një botë që po humb pikënisjen”.

    Pyetje: Por ka qindra mijëra shqiptarë që kanë dalë në shesh edhe për korrupsionin apo probleme të tjera…

    Rama: “Qindra-mijëra është shifër që nuk përputhet me popullsinë tonë dhe përmasat e bulevardit. Në qershor pati vërtet disa protesta masive dhe u impenjuam për ta sjellë shtetin më parë shqiptarëve sa i përket shërbimeve online. Është fakt se ka pasur ndikim të huaj, nuk kam thënë se protestuesit janë dërguar në shesh nga regjimi iranian, por kam thënë se Irani ka futur duart përmes medias sociale. Pas fillimit të qershorit protesta nuk ishte e njëjta, nuk ka më flamingo. Ka zogj të tjerë dhe parti politike nga e djathta dhe e majta ekstreme. Pastaj kishte dhunë. A ka probleme me korrupsionin? Ka, por a jeni duke ndenjur me duar të lidhura apo po e luftojmë? Po e luftojmë për herë të parë. Deri para disa kohësh sistemi ishte korrupsioni. Jemi në pozitë të mirë”.

    Pyetje: Po zhvillohet një takim në Abu Dhabi për Ukrainën, por po diskutohet edhe arkitektura e sigurisë së Europës. Si e shihni situatën në luftën në Ukrainë? Keni ndonjë ide sesi mund t’i jepet fund gjithë kësaj?

    Rama: “Nuk është se niveli ynë i marrëdhënie me Rusinë ka rënë, ne nuk kemi marrëdhënie me Rusinë që në vitet 60’, kur diktatori ynë tha se do t’i rrijë besnike Stalinit. Kjo vazhdoi deri në 1990, më pas ne lidhëm marrëdhënie diplomatike, por në nivel shumë jodomethënës dhe jemi i vetmi vend në Europë nga aeroporti i të cilit nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë me Kremlinin dhe fluturime direkte dhe sinqerisht, nuk na merr malli për Rusinë. Pa pasur frike se mund të konsiderohem buratin i Rusisë, mund të them se Europa ka gabuar që hoqi dorë nga diplomacia dhe përqendroi gjithçka tek armatimet. Europa gjithnjë është prirur drejt diplomacisë, jo drejt armatimeve. Ky ishte gabim që në ditën e parë. Europa që ja jashtkontrakton këtë përpjekje për paqe Trumpit dhe Witkoff do të mbetet në histori si diçka e qortueshme. Që kur kam qenë fëmijë gjyshja ishte siguruar të më thoshte se fqinjët nuk janë zgjedhja jonë, po janë ato që janë. Rusia nuk do të shkojë asgjëkundi, nuk do të thotë se lufta do të vazhdojë përgjithmonë”.

    Edi rama flamingo Kryeministri protesta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryeministri Rama: Protesta nuk ka më “Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

    November 12, 2026

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

    November 12, 2026

    Zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

    November 11, 2026

    “Hebrenjtë kontrollojnë bankat në Shqipëri?!”, Ibrahimaj rrëzon teorinë konspirative

    November 11, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.