Operacione të shtumta në Meksikë, autoritetet arrestojnë 15 anëtarë të kartelit “Sinaloa”
Autoritetet meksikane njoftuan të mërkurën arrestimin e 15 anëtarëve të dyshuar të kartelit Sinaloa, një nga bandat më të dhunshme të vendit.
Bashkëthemeluesit dhe udhëheqësit e këtij karteli ishin Joaquín “El Chapo” Guzman dhe Ismael “El Mayo” Zambada. Të dy janë aktualisht të burgosur në Shtetet e Bashkuara.
Ministri i Sigurisë Omar Garcia Harfus njoftoi nëpërmjet X arrestimin e një të dyshuari të njohur me pseudonimin Beto Leyva, falë informacionit të transmetuar nga SHBA-të. Thuhet se ai i përkiste grupit udhëheqës të kartelit në shtetin kufitar të Baja California.
“Ai koordinoi trafikimin e qenieve njerëzore nga Tijuana në San Diego dhe San Ysidro, Kaliforni dhe dyshohet se ishte i përfshirë në rrëmbime të emigrantëve, disa prej të cilëve u liruan në këmbim të pagesave të shpërblimit nga familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara”, vuri në dukje z. Harfus.
Më herët, autoritetet njoftuan 14 arrestime në shtetin e Chiapas, i cili kufizohet me Guatemalën dhe është shkatërruar nga dhuna midis karteleve që luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit të drogës.
Të arrestuarit ishin të armatosur. Dy prej tyre u “identifikuan si udhëheqës lokalë” të bandës, vuri në dukje zyra e prokurorit të përgjithshëm nëpërmjet X. Ajo shtoi se “12 pushkë sulmi, 97 karikatorë, 882 fishekë dhe 17 jelekë antiplumb” u sekuestruan gjatë operacionit.
Atentat me bombë në Shën Petersburg, ekzekutohet në makinë koloneli i ushtrisë ruse (VIDEO)
Ceremonia e pritjes së presidentit të Sllovakisë, humb ndjenjat roja i Pallatit Elysee! I vjen në ndihmë edhe Macron (VIDEO)
Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë për negociata me Putinin (VIDEO)
- 08:18 Atentat me bombë në Shën Petersburg, ekzekutohet në makinë koloneli i ushtrisë ruse (VIDEO)
- 08:12 Ceremonia e pritjes së presidentit të Sllovakisë, humb ndjenjat roja i Pallatit Elysee! I vjen në ndihmë edhe Macron (VIDEO)
- 08:08 Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë për negociata me Putinin (VIDEO)
- 08:05 Ne e mendonim se do ta shikonim veç në filma, Kina bën realitet makinën fluturuese! Lançohet në 2027
- 08:03 Hegseth kritikohet nga ushtari! Sekretari i Mbrojtjes i SHBA theu heshtjen pranë “varrit të ushtarit të panjohur”
- 08:02 Shembet ndërtesa në Nju-Jork, 2 të vdekur dhe mbi 17 të plagosur! Operacion për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat