Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit mblidhet sot në orën 09:30 për të trajtuar vendimin e presidentes që Ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend për rishqyrtim.
Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e vendimit për Ligjin nr. 11/L-001, që ndryshon dhe plotëson Ligjin nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Të lidhura
None found
Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për ndryshime, por presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu atë për rishqyrtim, pas një kërkese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte propozuar ndryshimet.
Presidenca bëri të ditur se kërkesa e PDK-së lidhej kryesisht me dispozitat për juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në Hagë.
PDK-ja ka sqaruar se kthimi i ligjit nuk kërkon nisjen e procedurave nga e para. Sipas partisë, synohet rishikimi dhe plotësimi i disa dispozitave, për të rritur sigurinë juridike dhe për të shmangur vështirësitë e mundshme gjatë zbatimit.
Partia synon që ligji të përmbyllet dhe të hyjë në fuqi, ndërsa ka shprehur pritjen që ai të miratohet sërish brenda katër javësh.





