Një incident i papritur ka ndodhur në Pallatin Elysee në Paris, gjatë pritjes zyrtare të presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron. Një prej ushtarëve të gardës së nderit ka humbur papritur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë, pikërisht në momentin kur kreu i shtetit sllovak po mbërrinte në pallatin presidencial.

Pamjet tregojnë momentin kur roja shembet, ndërsa Macron dhe anëtarë të stafit presidencial i afrohen menjëherë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe për t’i ardhur në ndihmë.

Punonjësit e pranishëm ndërhynë për ta ngritur dhe larguar ushtarin nga vendi i ngjarjes. Pas incidentit, presidenti francez vijoi protokollin zyrtar dhe i uroi mirëseardhjen homologut sllovak.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në humbjen e ndjenjave të ushtarit dhe as nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb