Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, janë gjetur mbetje eshtërore të një personi.
Sipas Policisë, gërmimet janë kryer nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, ndërsa mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjekoligjore.