Ai është lideri i ri i Selecao, trajneri Ancelotti i beson shiritin e kapitenit dhe fanellën me nr.10

12 Nëntor 2026
9:39
Telesport
back button

Sulmuesi i Barcelona, Raphinha, po luan një rol gjithnjë e më qendror në planet e trajnerit Carlo Ancelotti për kombëtaren braziliane. Siç raporton ‘Mundo Deportivo’, 27-vjeçari është zgjedhur për të mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen miqësore të së shtunës kundër Japonisë.

Në këtë ndeshje do të mungojë veterani Marquinhos, i cili e ka mbajtur shiritin që nga viti 2021, për shkak të një dëmtimi. Stafi teknik i ‘Seleção’ kishte disa opsione, përfshirë Bruno Guimarães, Vinícius Júnior dhe Gabriel.

Por, Ancelotti në fund vendosi t’ia besonte shiritin e kapitenit sulmuesit, i cili e kishte mbajtur atë më parë në një ndeshje miqësore kundër Australisë. Mesfushori i Arsenal do të shërbejë si zëvendëskapiten.

Ky vendim, së bashku me zgjedhjen për t’i dhënë atij fanellën ikonike me numrin 10, të mbajtur më parë nga lojtarë si Pelé, Zico, Rivaldo, Ronaldinho, Kaká, si dhe Neymar, shërben si një shpërblim jo vetëm për paraqitjet e tij me kombëtaren, por edhe për rolin e tij si lider te Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit