Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do të pyetet në cilësinë e kallëzuesit lidhur me padinë e depozituar prej tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Berisha e ka kallëzuar Gjokën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, duke theksuar se ajo ka fshehur në këtë dokument të dhëna lidhur me një dënim të mëparshëm në Greqi.
SPAK e kishte pushuar më herët hetimin për këtë çështje, por Gjykata e Posaçme e riktheu dosjen për hetime të mëtejshme, duke urdhëruar kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. a.b





