Një alarm është ngritur në stacionin hekurudhor Calais-Frethun në Francë, pas një kërcënimi për vendosjen e një bombe.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se po kryhen kontrolle sigurie për të verifikuar nëse kërcënimi është real apo bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Situata ka vënë në gatishmëri autoritetet, të cilat po vijojnë verifikimet në ambientet e stacionit për të përcaktuar rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me origjinën e kërcënimit apo rezultatet e kontrolleve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: