Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Roja i gardës franceze bie në tokë para Macron teksa priste homologun sllovak, reagimi i çuditshëm i presidentit

12/11/2026 10:26

Një roje e gardës franceze u rrëzua me një shpatë në dorë ditën e djeshme para presidentit Emmanuel Macron, teksa ky i fundit priste homologun sllovak Peter Pellegrini.

Macron dhe disa zyrtarë u zhvendosën drejt rojes pasi ai u rrëzua jashtë Pallatit Élysée. Stafi e mori me vete ndërsa presidenti vizitor mbërriti për takimin e tij me udhëheqësin francez.

Videoja e regjistruar nga mediat sllovak tregoi rojen duke lëkundur dhe ulur shpatën e tij përpara se të binte në tokë. Macron qëndronte vetëm disa hapa larg tij.

Një roje e dytë u rrëzua më vonë jashtë pamjes së kamerës, raportoi gazeta Le Parisien.

Top Channel