Teksa priste presidentin sllovak Peter Pellegrini ditën e djeshme, Emmanuel Macron pa një roje të gardës franceze të binte në tokë me shpatën në dorë.
Pamjet e xhiruara nga mediat sllovake tregojnë rojen që lëkundet dhe ul shpatën përpara se të rrëzohet. Presidenti francez ndodhej vetëm disa hapa larg.
Të lidhura
None found
Pas rrëzimit jashtë Pallatit Élysée, Macron dhe disa zyrtarë shkuan drejt rojes. Stafi e largoi prej andej ndërsa Pellegrini mbërriti për takimin me udhëheqësin francez.
Gazeta Le Parisien raportoi se më vonë u rrëzua edhe një roje tjetër, por kjo ndodhi jashtë pamjes së kamerës.







