Spageti me krem panxhari, ngjyra dhe shije që nuk i keni provuar nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!
Përbërësit:
400 gr spageti OLA
2 panxharë mesatarë të freskët (350–400 g)
1 kokë hudhër
1 qepë e bardhë
150 g krem djathi
3 lugë gjelle vaj ulliri
100–150 ml ujë nga zierja e makaronave
Kripë dhe piper i zi
Për servirje:
50 gr arra të pjekura dhe të copëtuara
50 gr krem djathi
Lëkurë e grirë limoni
Gjethe menteje të freskët
Përgatitja:
Lajmë panxharët, i qërojmë dhe i presim në copa mesatare. I vendosim mbi letër alumini, i spërkasim me vaj ulliri dhe pak kripë. I mbështjellim dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 35–45 minuta, derisa të zbuten plotësisht.
Presim pjesën e sipërme të kokës së hudhrës, e spërkasim me vaj ulliri dhe e mbështjellim me letër alumini. Qepën e presim në copa dhe e vendosim gjithashtu në furrë. I pjekim derisa të zbuten dhe të marrin aromë të ëmbël.
Në blender vendosim panxharin e pjekur, qepën, thelpinjtë e hudhrës së pjekur, krem djathin, pak vaj ulliri, kripë dhe piper.
Shtojmë gradualisht pak ujë nga makaronat dhe i përpunojmë derisa të përftojmë një salcë homogjene, të butë dhe kremoze, me ngjyrë rozë intensive.
Ziejmë spagetit në ujë të bollshëm me kripë, sipas kohës së paketimit, duke i lënë al dente. Ruajmë një gotë nga uji i pastave.
Kalojmë salcën e panxharit në një tigan të gjerë, në zjarr të ulët. Shtojmë spagetit dhe pak nga uji i zierjes.
I përziejmë me kujdes derisa salca të veshë plotësisht makaronat dhe të krijojë një teksturë kremoze.
Vendosim spagetit në pjata të thella, duke i rrotulluar në formë foleje.




