Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit.

Ai tha në një dalje për mediat se kur emërimet bëhen nga kryeministri Edi Rama, drejtuesit e Shërbimit Informativ nuk mund të jenë gjë tjetër veç Vlora Bis, duke ironizuar ish-drejtoreshën e hetuar nga SPAK, Vlora Hyseni.

“Emrin e Esmeraldës e kam dëgjuar kur u emërua në krye të Shërbimit. Në këtë kuadër, nuk e di se çfarë funksioni ka pasur. Pasi nuk ka pasur sv.drejtor. Një gjë është e sigurt, se ajo përsa i përket faktit se kur emërohet nga Edi Rama, është Vlora Bis. Nuk mund të jetë tjetër veçse Vlora.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: