Tuchel: E dua këtë ekip, synoj të fitoj Nations League dhe Kampionatin Europian me Anglinë

12 Nëntor 2026
11:11
Telesport
back button

Trajneri Thomas Tuchel zbuloi se nuk ka asnjë klauzolë largimi në kontratën e tij me Anglinë, por është i përkushtuar t’i drejtojë ata të paktën deri në Euro 2028 edhe nëse një klub i madh shfaq interes për të.

Trajnerit të “3 luanëve” iu bë kjo pyetje në një kohë kur Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje në parim me Manchester United për të zëvendësuar Michael Carrick. “Nuk ka asnjë klauzolë largimi,” konfirmoi Tuchel

“Dhe nuk ka asnjë synim për t’u larguar. E kam nënshkruar kontratën, dua të qëndroj deri në Kampionatin Evropian. Dua ta përjetoj atë turne. Kemi punë të pambaruar“, shtoi gjermani, i cili e nënshkroi kontratën e tij aktuale në shkurt.

Tuchel e udhëhoqi Anglinë deri në gjysmëfinale në Kupën e Botës të kësaj vere. Ekipi i tij ka fituar tri nga katër ndeshjet në Nations League: “E dua grupin tim të lojtarëve, e dua stafin tim dhe kam drejtues që më besojnë dhe janë të kënaqur me mënyrën se si i bëjmë gjërat”.

“Është shumë, dhe unë di ta vlerësoj vërtet, ndaj situata është shumë pozitive. Unë jam në një pozicion të mirë. Siç e thashë, i dua lojtarët e mi”, tha Tuchel.

“Më mungojnë lojtarët e mi, më mungon skuadra ime dhe më mungojnë ato 50 ndeshje në vit në të cilat nuk jam i përfshirë, por kam një dëshirë të madhe për të fituar Ligën e Kombeve, si dhe për të marrë pjesë e për të tentuar fitoren në Kampionatin Evropian”, tha Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit