Real Madridi synon të ardhura rekord në një sezon historik financiar

Real Madridi mund të regjistrojë një tjetër rekord të ardhurash. Sipas gazetës spanjolle AS, klubi parashikon që shifra të arrijë deri në 1.4 miliardë euro, çka do ta bënte këtë një sezon historik në aspektin financiar.

Objektivi është të kapërcehen të ardhurat prej 1.221 miliardë eurosh të sezonit të kaluar. Drejtuesit presin gjithashtu ta mbyllin vitin financiar me 14.2 milionë euro fitim neto.

Të lidhura

None found

Të shtunën, më 21 nëntor, anëtarët e klubit do të votojnë për llogaritë financiare të sezonit të kaluar dhe për buxhetin aktual, të parashikuar në 1.248 miliardë euro.

Aktivitetet komerciale të lidhura me stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ pritet të sjellin deri në 420.1 milionë euro. Ndërkohë, të ardhurat nga sponsorët parashikohet të shtohen me 22 për qind, falë marrëveshjeve të reja me Adidasin dhe Emirates, bashkëpunimeve me Hotels.com dhe Uber Eats, si dhe rinovimit të kontratave me Orange dhe San Miguel.

Akademia është kthyer gjithashtu në një burim të rëndësishëm të ardhurash për klubin. Shitjet e lojtarëve Gonzalo Garcia, Cesar Palacios, Nico Paz, Jacobo Ortega dhe Víctor Munoz kanë ndikuar që të ardhurat e projektuara nga transferimet të arrijnë në 154.8 milionë euro.

Shpenzimet për paga dhe amortizimin e transferimeve llogariten në rreth 700 milionë euro. Megjithatë, kostot e personelit zënë vetëm 46 për qind të të ardhurave totale të Real Madridit, dukshëm më pak se kufiri prej 70 për qind i përcaktuar nga UEFA.

Organi drejtues i futbollit evropian e ka përmendur klubin madrilen si shembull të menaxhimit të qëndrueshëm financiar në futbollin modern.


Shtuar më 12.11.2026 11:07

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet