Politikë
I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit në zgjedhje”.
Po ashtu, SPAK kërkoi që Shkrelit t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas akuzës, gjatë fushatës zgjedhore Shkreli rikonstruktoi një rrugë dhe rregulloi një linjë elektrike në fshatin Stajkë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




