Vendosni fjalën kyçe....

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Berisha: Kur emërimi bëhet nga Rama, s’mund të jetë tjerë veç Vlora Biss


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit, duke u shprehur se kur emërimet bëhen nga kryeministri Edi Rama, drejtuesit e Shërbimit Informativ nuk mund të jenë gjë tjetër veç Vlora Bis.

“Emrin e Esmeraldës e kam dëgjuar kur u emërua në krye të Shërbimit. Në këtë kuadër, nuk e di se çfarë funksioni ka pasur. Pasi nuk ka pasur sv.drejtor. Një gjë është e sigurt, se ajo përsa i përket faktit se kur emërohet nga Edi Rama, është Vlora Bis. Nuk mund të jetë tjetër veçse Vlora.”, tha ai.