Berisha: Do e vazhdoj këtë përpjekje, pas Irena Gjokës do paditen drejtuesit e KLGJ dhe ILD dhe Dumani

11:26, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Do e vazhdoj këtë përpjekje, pas Irena Gjokës do paditen edhe drejtuesit e KLGJ dhe ILD dhe Dumani’. Kështu deklaroi kreu demokrat ne deklaratën e tij para godinës së SPAK.

Berisha: Pas Irenës, çështje penale do të ngrihen ndaj Ilir Rusit ose Llagamit, kush ka qenë kryetar KLGJ-je.

Ndaj kreut të ILD-së, të cilët shiko se çfarë bëjnë, bëjnë ping-pong njëri me tjetrin, por ku kërkohet dosja e KLGJ nga avoketërit tanë, KLGJ thotë nuk e kemi, ILD thotë ia kam dërguar KLGJ-së.

Pra, do të ngrihet padi penale ndaj tyre.

Natyrisht Dumani e ka të garantuar.

Dhe unë vazhdoj këtë përpjekje.

Pse?

Sepse kur ky sistem i ngritur me Kushtetutë degradon në shkallë të tillë të turpshme, çfarë është kjo po ta analizoni?

Kjo është praktikë pengmarrje.

Dumani ose ka marrë para ose është peng i Gjokës për favoret që i ka bërë Gjoka, pra kemi të bëjmë me një kalbësirë, e cila do zbërthehet në përputhje me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco