Sveçla: Uniformat për Policinë e Rendit arrijnë në javët në vijim, nuk ka mungesa në uniformat taktike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kontrata për furnizimin me uniforma të Policisë së Rendit është nënshkruar dhe se furnizimi pritet të bëhet në ditët ose javët në vijim.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Sveçla ka thënë se për uniformat taktike dhe operacionale të Policisë së Kosovës furnizimi është realizuar vazhdimisht dhe se nuk ka mungesa.

“Uniforma për policinë e rendit tashmë procesi është, kontrata është nënshkruar dhe furnizimi do të bëhet këto ditë, ditë apo javët në vijim. Përsa i takon uniformave taktike dhe operacionale, ato kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nuk ka mungesa”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës është e pajisur me uniforma, mbathje dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave të saj.

Sveçla ka bërë të ditur se gjatë viteve 2021-2025, buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës ka arritur në 732 milionë euro, ndërsa 189 milionë euro janë shpenzuar për pajisje, uniforma, armatim, automjete dhe investime të tjera.

“Aktualisht, Policia e Kosovës ka 180 kontrata aktive me vlerë mbi 70 milion euro, të cilat përfshijnë investime në pajisje, uniforma dhe mbathje, shërbime, teknologji informative, ndërtime dhe renovime. Gjatë qeverisjes sonë janë rekrutuar mbi 3 mijë kadet policorë. Natyrisht, me rritjen e numrit të zyrtarëve policorë rriten edhe nevojat për pajisje, uniforma dhe mbathje. Por këto nevoja po adresohen dhe po përmbushen vazhdimisht”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika