Rama nga Dublini: Ishulli i Sazanit nuk është shitur, orientimi ynë është BE
Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa prej çështjeve kryesore të aktualitetit politik dhe ndërkombëtar gjatë një prononcimi për mediat në Dublin, ku ndodhet për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian.
I pyetur për luftën në Ukrainë dhe raportet me Rusinë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se fokusi vetëm te mbështetja ushtarake për Kievin, pa mbajtur hapur një kanal komunikimi me Moskën, ka qenë një gabim.
“Është bërë një gabim i madh të fokusohemi vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën, pa pasur një kanal komunikimi me Rusinë”, deklaroi Rama.
Një tjetër çështje për të cilën u pyet kryeministri ishte investimi i Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Rama mohoi që ishulli të jetë shitur apo që të ketë një marrëveshje përfundimtare, duke bërë të ditur se negociatat vijojnë prej tre vitesh.
“Nuk ka ishull të shitur. Jemi në tre vite negociata dhe bisedime, kështu që Republika e Shqipërisë është duke parë të gjitha praktikat në atë investim”, u shpreh ai.
Kryeministri foli gjithashtu për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke rikonfirmuar orientimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Sipas Ramës, vendimet që lidhen me të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj politik u takojnë qytetarëve shqiptarë.
Gjatë prononcimit në Dublin, Rama komentoi edhe rolin e Shqipërisë në organizimin e samiteve të ardhshme europiane, në kuadër të angazhimit të vendit në forumet dhe nismat e bashkëpunimit kontinental.
Dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë në Tiranë
Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë nga forcat e policisë
PROFIL! Kush është drejtuesja e re e SHISH Esmeralda Hasani
- 11:59 Forumi i Zgjerimit të BE-së do të zhvillohet më 15-16 nëntor në Bruksel
- 11:55 Manchester United shkarkon Michael Carrick nga posti i trajnerit kryesor
- 11:43 Kuvendi i Kosovës miraton mocionin për Ligjin e Speciales, 79 vota pro
- 11:40 SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
- 11:30 Lista Studentore në Serbi shpall luftë televizioneve reality, propozon kufizime të forta në transmetim
- 11:13 Dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë në Tiranë