Të dërguarit e posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili vjen në kuadrin e përpjekjeve të Uashingtonit për vulosjen e një marrëveshjeje që t’i japë fund luftës në Ukrainë. Vizita e tyre në kryeqytetin rus vjen pas dy ditësh negociatash në Abu Dabi, ku përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës diskutuan mundësitë për përfundimin e konfliktit.