Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli



Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg, si dhe ndalimin për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike.

Tashmë pritet që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe të japë vendimin përfundimtar për çështjen.