Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve
Dejan Kulusevski kthehet të veshë fanellën e kombëtares suedeze dy vjet pas ndeshjeve vendimtare të Nations League kundër Bosnjes dhe Polonisë, duke lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë të pësuar në gju që e mbajti jashtë fushave për 526 ditë deri në ditën e kthimit në tetor me Tottenhamin.
I grumbulluar nga trajneri i përfaqësueses, Graham Potter, për të ndihmuar skuadrën të sigurojë ngjitjen në Ligën A, sulmuesi i krahut ka rrëfyer se si arriti ta ndryshonte situatën falë mbështetjes së Zlatan Ibrahimovic dhe Ivan Perisic. Ishin pikërisht ata që e drejtuan te një specialist në Serbi, pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale që nuk dhanë rezultat dhe kur ishte hedhur edhe ideja e një transplanti të artikulacionit, që do ta kishte mbajtur jashtë fushave të lojës edhe për një vit e gjysmë tjetër.
‘Bëhej fjalë për një transplant të gjurit. Do të zëvendësoja gjurin tim me atë të një tjetri, por më pas refuzova: ‘Do ta bëjmë kështu, nëse do të kem dhimbje kur të luaj, do të duhet të luaj me dhimbje’’-tregoi Kulusevski që pranoi se mendoi edhe tërheqjen përfundimtare nga futbolli përpara se të takonte mjekun që i zgjidhi të gjithë problemin e tij
‘Do të transferohesha në një ishull për të qëndruar me familjen time. Po të mos kisha vajzën time do të ishte e vështirë-kanë qënë fjalët e Kulusevskit-mjeku serb ishte i rëndësishëm për mua. Më tha: ‘mos mendo për operacione të tjera, do të bëjmë këtë’’.
Top Channel