Nga futbolli drejt serialeve, Ronaldo e nis projektin e parë televiziv - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Nga futbolli drejt serialeve, Ronaldo e nis projektin e parë televiziv

    Insajderi
    12 November 2026 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo po zgjeron aktivitetet e tij jashtë fushës së futbollit.

    Portugezi ka bërë të ditur se ka nisur puna për serialin e tij të parë televiziv, “Day 1s”, një produksion që do të ketë futbollin britanik në qendër të ngjarjes.

    Projekti është realizuar në bashkëpunim me regjisorin Matthew Vaughn, të njohur për filmat “Kingsman”.

    Të dy janë bashkëthemelues të kompanisë UR•Marv Studios, e cila do të jetë përgjegjëse për produksionin.

    Historia do të sillet rreth agjentit britanik Stanley Dalton, rol që do ta luajë Damian Lewis.

    Në serial pritet të paraqitet edhe Thierry Henry, ndërsa pjesë e kastit raportohet të jetë edhe reperi Dave.

    Ronaldo e konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale, duke shprehur entuziazmin për këtë kapitull të ri në karrierën e tij.

    Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit të serialit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark