“Mua më pëlqen kjo" - Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës

    Insajderi
    12 November 2026 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjisorja Arlinda Morina i ka shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

    Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda ka treguar se Nora i pëlqen, duke mos hezituar ta shprehë këtë edhe para banorëve të tjerë.

    “Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, dëgjohet duke thënë Arlinda.

    Deklarata e saj ka marrë vëmendje edhe për faktin se regjisorja ka deklaruar më herët publikisht se është lesbike.

    Ndërkohë, në shtëpinë e BBVK 5 kanë nisur të shfaqen edhe ngacmime e afrimitete mes konkurrentëve të tjerë, ndonëse kanë kaluar pak ditë nga fillimi i këtij edicioni.

    Deri më tani, nga gara janë larguar dy banorë: Dion Mala dhe Behare Maksutaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark