Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama nga Dublini: Populli më ka dhënë një mandat të fortë drejt BE!

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur gazetarëve të huaj nga Dublini, aty ku po merr pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian.

Kreu i qeverisë u pyet në lidhje me protestat, ku prej disa muajsh atij i kërkohet dorëheqja, por Rama tha se “ka marrë një mandat të fortë për t’i udhëhequr qytetarët drejt BE”.

Të lidhura

None found

“Populli shqiptar më ka dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Evropian. Kjo ndodhi vitin e kaluar. Pra, ju jeni ndikuar shumë nga gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat që janë përhapur për Shqipërinë”, u tha Rama gazetarëve.

Në lidhje me debatet mbi zhvillimin ose jo të Samitit të NATO-s, në Shqipëri, Rama deklaroi se ai do të mbahet në Tiranë, por theksoi se ende nuk ka një vendim se kur, duke deklaruar se mbase do të mbahet në 2028.

“Shqipëria është caktuar si vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s. Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Me siguri jo në vitin 2027 dhe, nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të mbahet në Tiranë. Ato që po diskutohen për këtë çështje janë marrëzira”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama komentoi edhe investimet në jug të vendit nga Kushner, duke thënë se “ishulli nuk është shitur”.

“Nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi me Kushnerin. Ai është një nga investitorët e shumtë që kanë treguar interes për vendin tonë. Aktualisht po zhvillohen bisedime me grupin e tij, i cili është një grup i madh dhe me qëllime shumë të mira. Nëse do t’ju pyesja se çfarë dini për këtë çështje, do të më thoshit se ka një ishull në Shqipëri që i është dhënë atij. Kjo është ajo që ju kanë thënë mediat ndërkombëtare, por është gënjeshtër”, tha Rama.


Shtuar më 12.11.2026 13:16

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet