​Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen

    Insajderi
    12 November 2026 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menjëherë pas përfundimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.

    Pas pauzës, Kuvendi pritet të vazhdojë punimet me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe me interpelancën ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Në rend të ditës është edhe një mocion përmbajtësor lidhur me çështjen e energjisë.

    Ndërkaq, si pikë e fundit e seancës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi në lexim të tretë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ky projektligj është përfshirë në rendin e ditës pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka paralajmëruar se do të sjellë nismë të re ligjore për amendamentimin e tij brenda dy javësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark