Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Reçan të Suharekës, ku një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga një veturë në lëvizje.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 14:00, ku një drejtues mjeti ishte duke lëvizur me veturën e tij të destinuar për bartjen e mallrave, në të cilën ndodhej edhe viktima e mitur.
Pas rënies, e mitura ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor për shkak të lëndimve të pësuara, ndërkohë që organet e rendit po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.