Tronditëse në SHBA, foshnja 11-muajshe gjendet e varrosur e gjallë në kafaz qensh pas dyshimeve për rrëmbim nga babai - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tronditëse në SHBA, foshnja 11-muajshe gjendet e varrosur e gjallë në kafaz qensh pas dyshimeve për rrëmbim nga babai

    Insajderi
    12 November 2026 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një foshnjë rreth 11-muajshe është gjetur e varrosur e gjallë brenda një kafazi për qen, pasi dyshohet se ishte rrëmbyer nga babai i saj.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut, ShBA, ku, sipas CNN, foshnja kishte kaluar më shumë se 24 orë nën tokë, transmeton Klankosova.tv.

    Pas shpëtimit, foshnja u dërgua me urgjencë në spital, bëri të ditur sherifi i Qarkut Lexington, Jay Koon.

    “Foshnja po mbahej fort pas jetës dhe qante”, deklaroi Koon gjatë një konference për shtyp të martën. “Ishte tingulli më i mirë që mund të dëgjoni ndonjëherë nga një foshnjë që qan”, shtoi ai.

    Babai i foshnjës, 25-vjeçari Michael Comer, ishte arrestuar një natë para shpëtimit, nën akuzat për vjedhje dhe kundërshtim të arrestimit.

    Sipas autoriteteve, foshnja ishte marrë nga banesa e gjyshes, ku po qëndronte. Ndërkohë, hetuesit po bashkëpunojnë me prokurorët për të përcaktuar akuzat e tjera me të cilat mund të përballet Comer.

    Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark