Një alarm për bombë në një stacion hekurudhor francez ka shkaktuar vonesa, duke prekur edhe shërbimet e trenave Eurostar. Ngjarja ndodh pak ditë pasi kërcënime të ngjashme vunë në shënjestër qindra shkolla në Evropë dhe çuan në pezullimin e fluturimeve. Autoritetet bënë të ditur se po vlerësojnë situatën lidhur me alarmin për bombë dhe u kanë kërkuar personave që ndodhen në zonë të “qëndrojnë të sigurt”. Qarkullimi i trenave është bllokuar plotësisht në stacionin që ndodhet në Francën veriore, më pak se gjashtë milje larg daljes së Eurotunnel-it.