Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).
Gjatë vizitës, diplomati amerikan u njoh nga afër me programet e edukimit dhe inovacionit, të cilat synojnë përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes dhe për marrjen e roleve drejtuese në shoqëri.
Në fokus të bisedës ishin gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për zhvillimin e Shqipërisë, si dhe kontributi që brezi i ri mund të japë në këtë drejtim.
Përmes një postimi, ambasadori Wendt vlerësoi rëndësinë e të rinjve për të ardhmen e vendit, duke përcjellë mesazhin se rinia shqiptare mbetet një faktor kyç për zhvillimin e Shqipërisë.
Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet
PS propozon ndryshime në ligjin për sponsorizimet në fushat e artit, kulturës dhe sportit
KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj
- 13:15 Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet
- 13:08 Dy persona shpallen fajtorë në Britani për spinazh për inteligjencën iraniane
- 13:08 Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike
- 13:00 Merz: Rusia po pranon se nuk ka bisedime për Ukrainën pa Evropën
- 12:57 PS propozon ndryshime në ligjin për sponsorizimet në fushat e artit, kulturës dhe sportit
- 12:45 Rusia sulmon Ukrainën disa orë pas përfundimit të bisedimeve të paqes në Abu Dhabi