Shtatë autobusë janë shkatërruar plotësisht nga një zjarr që përfshiu ambientet e një kompanie në qytetin Ladenburg, pranë Mannheimit, në landin Baden-Uürttemberg të Gjermanisë jugperëndimore.
Zjarri shpërtheu të mërkurën në mbrëmje, ndërsa sipas policisë, dëmi ekonomik paraprak vlerësohet në rreth 2 milionë euro.
Nga flakët u dëmtua lehtë edhe një autobus tjetër, por ai mbeti në gjendje pune. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse dhe emergjence, të cilat punuan për disa orë për të vënë situatën nën kontroll.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Policia gjermane ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
