
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt, vizitoi studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë.
Gjatë takimit, ai u njoh nga afër me mënyrën se si edukimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.
“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Wendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara”, shprehet Wendt.
