Gjatë komunikimit me gazetarët në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, Edi Rama u pyet edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s, që Shqipëria synon ta organizojë në Tiranë.
Rama bëri të ditur se Shqipëria është projektuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm, por ende nuk është arritur një dakordësi për datën e zhvillimit të tij.
Ai përjashtoi vitin 2027, ndërsa tha se nëse samiti do të mbahet në vitin 2028, atëherë ai do të zhvillohet me siguri në Tiranë.
“Shqipëria është caktuar si vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s. Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti.
Me siguri jo në vitin 2027 dhe, nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të mbahet në Tiranë. Ato që po diskutohen për këtë çështje janë marrëzira”, tha ai.













