Cristiano Ronaldo zgjeron aktivitetin përtej futbollit. Ylli portugez ka njoftuar nisjen e xhirimeve të serialit të tij të parë televiziv, të titulluar “Day 1s”. “Një aventurë e re emocionuese, ka nisur prodhimi i serialit tim të parë televiziv, ‘Day 1s’. Së shpejti do të ketë më shumë informacione”, – shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.
Seriali do të trajtojë botën e agjentëve sportivë britanikë. Xhirimet kanë nisur në Londër dhe realizohen nga “UR Marv Studios”, kompani e lidhur me sipërmarrjet e portugezit. Ende nuk janë bërë të ditura data e publikimit dhe platforma që do ta transmetojë.
Në kastin e aktorëve spikat britaniku Damian Lewis, i cili do të interpretojë Stanley Dalton, një agjent sportiv në qendër të historisë. Pjesë e projektit do të jenë edhe Thierry Henry dhe reperi britanik Dave, i cili shfaqet që në episodin e parë. Edhe Ronaldo do të jetë pjesë e serialit, por roli i tij nuk është zbuluar ende.







