Në oborrin e shkollës fillore të fshatit Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit, një i mitur ka qenë viktimë e një sulmi fizik.
Babai i tij, I.B. (33), banor i të njëjtit fshat, e ka raportuar rastin në polici më 11 nëntor, rreth orës 19:00.
Të lidhura
None found
Në denoncim ai ka deklaruar se sulmi ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas tij, djalin e ka sulmuar një person që ishte në shoqërinë e disa të tjerëve.
Ngjarja është regjistruar me telefon celular dhe pamjet janë publikuar më pas në një rrjet social.
Policia njofton se po merr masa për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rastin.







