Ekskluzive/ Kontrolle në spitalin e Fierit, prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin
12/11/2026 13:16
Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit të Fierit, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.
Mësohet se në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë.
Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhërarrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit.
Top Channel