Pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, avokati i tij, Plarent Ndreca, tha se ende nuk kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin që vërteton gjendjen shëndetësore të klientit. Ai e quajti absurde këtë situatë.
Ndreca e cilësoi trajtimin e Veliajt si persekutim në aspektin shëndetësor. Sipas tij, kryebashkiaku vazhdon të mbahet në ambientet e spitalit, plotësisht i izoluar dhe pa mundësi komunikimi me askënd, sikur të përbënte rrezik.
Të lidhura
None found
Duke folur për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, avokati tha se pjesëmarrja është një kërkesë legjitime për një anëtar të kësaj partie.
Ndreca shpjegoi gjithashtu se nisma për ngritjen e një komisioni hetimor synon të shqyrtojë pretendimet për kërcënime që Veliaj ka ngritur si shqetësim.
Sa i takon qëndrimit të Partisë Socialiste për çështjen e kryebashkiakut, avokati tha se nuk është në dijeni të ndonjë pozicioni zyrtar, por vetëm të reagimeve individuale. Ai e përshkroi PS-në si një forcë demokratike dhe kolegjiale.
Sipas Ndrecës, nuk mund të thuhet se Partia Socialiste ia ka mbyllur dyert Veliajt. Qëndrimi institucional i partisë ndaj kërkesave të kryebashkiakut, tha ai, mbetet i hapur.








