“Ndihem i lumtur në Londër, nuk do të largohem nga Arsenal në merkaton e janarit”

12 Nëntor 2026
13:50
Telesport
back button

Mesfushori i Arsenal, Martin Zubimendi, i ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me një largim nga “Emirates Stadium” në muajin janar.

Për lojtarin spanjoll thuhet se ka interesim nga Atletico Madrid, por ai këmbëngul se është i përqendruar në rifitimin e vendit të tij në skuadrën e Arsenal dhe se ndihet i lumtur në Londër.

“Nuk kam shpenzuar shumë energji për gjëra jashtë futbollit, kam mjaftueshëm gjëra për të menduar, duke u përpjekur të fitoj një vend në skuadër“, deklaroi Zubimendi.

“Dua të marr më shumë minuta dhe të luftoj për të fituar titullin e Premier League, gjë që duket premtuese. Kështu që, nuk kam menduar për këtë dhe as nuk kam qenë në kontakt me askënd“, shtoi spanjolli.

Më tej, ai tha: “E vërteta është se, ndonjëherë, ajo që shfaqet në shtyp më habit edhe mua. E kuptoj që po afron merkatoja e janarit dhe mund të lindin thashetheme, por mendoj se njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm me atë që publikojnë”

“Secili lojtar luan për një skuadër dhe duhet të ketë respekt. Kam lexuar se mund të jem pranë një largimi, por kjo është larg së vërtetës. E kam njohur tashmë këtë botë dhe mënyrën se si funksionon”, u shpreh Zubimendi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit