Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)

12 Nëntor 2026 | 14:02

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte në Dublin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilët ndodhen aty në kuadër të punimeve të samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian. Sipas pamjeve të publikuara nga samiti, dy liderët janë parë duke biseduar së bashku në një tavolinë, nën shoqërinë e një personi të tretë.

Ndërkohë, në një komunikim për mediat nga kryeqyteti irlandez, kryeministri Rama kritikoi qasjen e deritanishme të Bashkimit Evropian ndaj luftës, duke theksuar se Evropa ka gabuar që nuk ka mbajtur të hapur një kanal komunikimi me Moskën, paralelisht me ndihmën ushtarake për Kievin.

“Pyetja nuk është se kujt mund t’i besojmë. Pyetja është çfarë është në interesin tonë më të mirë si komunitet evropian. Unë besoj se është bërë një gabim shumë i madh që diplomacia ju është lënë në dorë, ju është jashtëkontraktuar të tjerëve dhe ka një përqendrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi me Rusinë. Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë asgjëkundi, do të vazhdojë të qëndrojë aty. Dhe e ardhmja e kontinenti është një e ardhme e përbashkët për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet. Ndërkohë që mbështesim gjatë tërë kohës Ukrainën, na duhet të bisedojmë”, është shprehur Rama.

Pjesëmarrja në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Europian në Dublin vjen në një moment kur siguria e kontinentit dhe bashkëpunimi mes vendeve europiane janë ndër çështjet kryesore të diskutimit. Gjatë qëndrimit në Dublin, kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime me drejtues të institucioneve europiane dhe homologë të tij. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo këtë të enjte zhvilloi një vizitë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Bodo zhvilloi takime me...
13:57 | 12/11/2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, policia gjobit 26 protestues

Policia e Tiranës ka bërë me dije këtë të enjte se ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve gjatë protestës së të mërkurës. Gjobat, sipas policisë,...
13:34 | 12/11/2026

Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë...
13:21 | 12/11/2026