Mesazhi rrëqethës i Robert Enkes te varri i vajzës: Lara, babi po vjen - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mesazhi rrëqethës i Robert Enkes te varri i vajzës: Lara, babi po vjen

    Insajderi
    12 November 2026 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teresa Enke, bashkëshortja e ish-portierit gjerman Robert Enke, ka zbuluar detaje prekëse nga orët e fundit të jetës së tij, 17 vjet pas tragjedisë që tronditi futbollin botëror.

    Në një rrëfim për podcastin e Robin Gosens, ajo tregoi se bashkëshorti i saj e kishte vizituar varrin e vajzës së tyre, Lara, para se t’i jepte fund jetës më 10 nëntor 2009, përcjell “Gazeta Express”.

    Aty, në një zemër të vendosur pranë varrit, ai kishte shkruar: “Lara, babi po vjen”.

    Lara kishte ndërruar jetë në vitin 2006, vetëm dyvjeçare, për shkak të një problemi në zemër.

    Sipas Teresas, Roberti nuk arriti kurrë ta përballonte humbjen e vajzës, ndërsa vuante prej vitesh nga depresioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark