Pas imazhit të liderit të Republikës Çeke dhe kapitenit të West Ham fshihej një vuajtje e madhe psikologjike. Tomas Soucek ka rrëfyer në autobiografinë e tij “SUK” betejën me pagjumësinë, depresionin dhe frikën për të ardhmen, pikërisht në periudhën më të mirë të karrierës.
“Për dy vjet kam dalë në fushë pa bërë gjumë. Përpiqesha aq shumë të flija, sa përfundoja duke djersitur nga nervozizmi”, – zbuloi mesfushori. Netët para ndeshjeve ishin kthyer në një torturë, me dushe në mes të natës dhe orë të tëra përpara televizorit, pa mundur të flinte.
“Pagjumësia, depresioni dhe frika për të ardhmen u kthyen në një makth. Mendova t’i jepja fund karrierës”, – rrëfeu ai.
Pavarësisht vështirësive, Soucek vazhdoi të luante në nivelet më të larta me West Ham dhe kombëtaren çeke, duke e mbajtur të fshehtë gjendjen e tij. Vetëm pasi kërkoi ndihmën e profesionistëve dhe specialistëve arriti ta kapërcente atë periudhë.
Sot ka vendosur të ndajë historinë e tij për të ndihmuar njerëzit që përballen me vështirësi të ngjashme.







