Kryeministri Rama foli para samitit në Dublin për rrugëtimin europian të Shqipërisë. I pyetur nëse ai është personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE, kryeministri tha se, kjo është diçka që i takon shqiptarëve për ta vendosur, gjë që siç tha ai u konfirmua me mandatin e fortë që populli shqiptar i dha vitin e kaluar në zgjedhje.