Deputetët mungojnë, Haxhiu shtyn seancën për nesër: Nuk mund të pres deri në pafundësi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës plenare për shkak të mungesës së deputetëve.
Vetëm më pak sesa 20 deputetë u paraqitën në sallën e seancave plenare për vazhdimin e seancës, të planifikuar për në orën 14:00.
Nga deputetët e shumicës parlamentare, prezent në sallë ishin vetëm dy: Vigan Qorolli dhe Avni Dehari.
Në mungesë së kuorumit, rreth orës 14:30, kryeparlamentarja Haxhiu njoftoi shtyerjen e seancës ndërsa u ankua për mungesë serioziteti nga grupet parlamentare.
“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët”, u ankua ajo. “Unë nuk kam mundësi deri në pafundësi t’i pres deputetët”.
Në seancë, Kuvendi pritej të shqyrtonte edhe Ligjin për Gjykatën Speciale.
Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ligji i ri për Dhomat e Specializuara, çfarë ndryshon dhe çfarë pritet të ndodhë me rastet në Hagë?
Kuvendi i Kosovës miraton mocionin për Ligjin e Speciales, 79 vota pro
- 14:30 Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
- 14:29 Putin pret Kushnerin dhe Witkoffin: Nuk jemi kundër dialogut me Evropën, por trupat e huaja në Ukrainë përbëjnë kërcënim
- 14:14 Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Merret në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe agjentë të BKH-së
- 14:13 G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal
- 14:02 Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)
- 13:57 Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier