Bayern Munich po ndjek ecurinë e Brajan Grudës dhe mund të shqyrtojë një lëvizje për të në të ardhmen. Sipas “Bild”, kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për progresin e sulmuesit shqiptar.

Të lidhura
None found
Drejtuesve bavarezë u pëlqen profili i Grudës, rritja e vazhdueshme e të cilit ka tërhequr vëmendjen e tyre. Ata po vëzhgojnë nëse ai do ta ruajë këtë ecuri, por, siç sqaron “Bild”, aktualisht nuk ka asnjë negociatë.
Media gjermane e përmend Grudën si alternativë të mundshme për Michael Olise, në rast se sulmuesi francez largohet nga Bayern Munich. Shkodrani zgjodhi projektin e Gjermanisë në vend të Shqipërisë dhe ka marrë ftesë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.






