Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbajti një të dënuar në burg përtej afatit, KLP masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj

    Diamanti i rrallë rozë shitet në ankand/ ‘Bulgari pink’ del në treg pas 70 vitesh, blihet 14.6 milionë dollarë

    Banka e Shqipërisë: Ekonomia po rritet pranë potencialit, kreditimi u zgjerua me 15,5%

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mbajti një të dënuar në burg përtej afatit, KLP masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj
    Aktualitet

    Mbajti një të dënuar në burg përtej afatit, KLP masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj

    November 12, 2026

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur masë disiplinore ndaj një prokuroreje në Berat, pasi kjo e fundit neglizhoi detyrimet ligjore për përllogaritjen dhe ekzekutimin e dënimit të një personi, i cili përfundoi duke qëndruar në burg përtej afatit ligjor.

    Në njoftimin zyrtar të KLP, thuhet se është ka pranuar pjesërisht kërkesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke vendosur ndaj magjistrates A.P. uljen e përkohshme të pagës me 10% për një periudhë gjashtëmujore.

    Masa është më e lehtë se ajo e propozuar nga ILD, i cili kishte kërkuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit.

    Hetimi disiplinor ndaj prokurores, e cila në kohën e konstatimit të shkeljes ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, nisi pas një ankese të Avokatit të Popullit lidhur me mënyrën e përllogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit të një personi të dënuar.

    Gjatë hetimit, ILD konstatoi se prokurorja kishte neglizhuar në mënyrë të përsëritur detyrimet ligjore për ekzekutimin e vendimeve penale dhe bashkimin e dënimeve. Sipas hetimit, ajo nuk kishte marrë në konsideratë as periudhën e paraburgimit që personi kishte vuajtur në Greqi.

    Si pasojë e këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, personi kishte qëndruar në burg edhe pas përfundimit të afatit kur dënimi duhej të ishte shlyer.

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë e cilësoi sjelljen e prokurores si shkelje të rëndë disiplinore, duke argumentuar se neglizhenca e saj kishte cenuar drejtpërdrejt të drejtën themelore të lirisë personale.

    Sipas ILD-së, mosrespektimi i detyrimeve ligjore për kontrollin dhe përllogaritjen e ekzekutimit të dënimeve mund të përsëritet edhe në raste të tjera, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për lirinë personale të personave të dënuar.

    Në përfundim, KLP vendosi masën disiplinore “Ulje e pagës me 10% për një periudhë 6-mujore”, duke mos pranuar nivelin e masës së propozuar nga ILD.

    BURG dënuar KLP Mbajti prokurores
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbajti një të dënuar në burg përtej afatit, KLP masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj

    November 12, 2026

    Diamanti i rrallë rozë shitet në ankand/ ‘Bulgari pink’ del në treg pas 70 vitesh, blihet 14.6 milionë dollarë

    November 12, 2026

    Banka e Shqipërisë: Ekonomia po rritet pranë potencialit, kreditimi u zgjerua me 15,5%

    November 12, 2026

    Strehimi social, Ibrahimaj: Garanci për kreditë, subvencionim dhe skema qiraje me të drejtë blerjeje

    November 12, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.